Fikeni Mobile Data kur gjendeni në një ambient me Wifi.

Shumica e shtëpive dhe lokaleve që ne frekuentojmë gjatë ditës, janë të pajisura me rrjet Wifi, kështu që sapo të futeni në një ambijent të tillë, sigurohuni të fikni Mobile Data. Kjo do ta kursejë shumë pakon tuaj të internetit, megjithëse duhet të bëni kujdes për çështjet e sigurisë kur lidheni në rrjete Wifi jashtë ambijentit të shtëpisë tuaj.

Përdor opcionet per monitorimin e Mobile data, për të përcjellë shpënzimin e Data pakos.

Shumica e telefonave tashmë e kanë opcionin “Data Usage” për monitorimit të sasisë së internetit të shpenzuar nga pakoja juaj. Përderisa pajisjet me IOS e japin një pasqyrë të përgjithshme të shfrytëzimit të internetit nga pakoja juaj, pajisjet me Android japin pasqyrë të saktë të shfrytëzimit të internetit, për secilin aplikacion që është në përdorim.

Verifiko statusin e pakos tënde të internetit

Gjendjen e pakos tënde të internetit mund ta pranosh përmes përmes SMS në telefonin tuaj. Për kontrollimin e gjendjes së llogarisë Prepaid shtypni *101# dhe pastaj 2, ndërsa për llogaritë Postpaid, e dërgoni një SMS ne tekst Data status, në numrin 50555.

Monitoroni më shpesh shpenzimet në rast se pranoni shumë emaila ose shfrutëzoni disa rrjete sociale në të njëjtën kohë

Pranimi/dërgimi i shumë emailave si dhe përdorimi i disa rrjeteve sociale në të njëjtën kohë, nënkupton shfrytëzim të internetit edhe pa veprimi tuaj në telefon. Ky shfrytëzim i lartë, mund të çojë në shpenzim më të shpejtë të pakos tuaj të internetit.

Bëj kujdes gjatë shikimit të videove osë dëgjimit të këngëve.

Shikimi i videove dhe dëgjimi i këngëve shpenzojnë jo pak nga pakoja juaj e internetit, posaqërisht nëse bëhet fjalë për për video HD. Gjatë shikimi të një epizodi ose të gjysëm filmi HD, mund të shpenzohen 2 GB nga pakoja juaj e internetit. Megjithëse dëgjimi i këngëve, shpenzon sasi më të vogël nga pakoja juaj e internetit, megjithatë duhet bërë kujdes të posaqëm, në rastet kur dëgjohet për një kohë të gjatë