Çka është shërbimi 0800?

 

Ky është një shërbim që mundëson bizneset e ndryshme në Republikën e Kosovës, t’i ofrojnë konsumatorëve të tyre mundësi të thirrjes drejt tyre pa pagesë. Nëse dëshironi që konsumatorët të ju kontaktojnë dhe ju t’ia merrni përsipër shpenzimet e thirrjeve, ky është shërbimi i duhur për ju. 

I përshtatshëm për kompani taksi, kompani që pranojnë thirrje prej klientave, për kujdes ndaj klientave, etj.

 

Kush kualifikohet për këtë shërbim?

Të gjitha bizneset e regjistruara në Republikën e Kosovës dhe marrin një numër 0800 pranë Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. 

Realizimi teknik si dhe oferta financiare do të diskutohen me një nga agjentët tonë të shitjes.

Për më tepër informata ju lutem na kontaktoni në email-in business@kosovotelecom.com