Çka është shërbimi BULK SMS?

Nëse dëshironi që tek klientët tuaj të keni qasje të shpejtë, por gjithashtu që edhe ta marrin mesazhin tuaj dhe tërë kohën të jenë të informuar për risit, produktet dhe zhvillimet në kompaninë tuaj, atëherë shërbimi BULK SMS është për ju.

A e dini se SMS është më i mirë se email-i dhe çdo formë tjetër e komunikimi?

Nga hulumtimet e bëra kanë dal përfundime shumë të fuqishme që e mbështesin këtë pohim,  96% e SMS-ëve lexohen në 3 minutat e parë kur janë pranuar nga klienti. Kjo i jep përparësi konkurruese ndaj formave të tjera të komunikimit.

Kush kualifikohet për këtë shërbim?

Të gjitha bizneset e regjistruara në Republikën e Kosovës dhe marrin një numër 5XXXX pranë Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. 

Realizimi teknik si dhe oferta financiare do të diskutohen me një nga agjentët tonë të shitjes.

Për më tepër informata ju lutem na kontaktoni në email-in business@kosovotelecom.com