Në rast të ndërprerjes së shërbimeve për mospagesë, cila është mënyra më e shpejtë për rikthimin e shërbimit?

Në rastet e ndërprerjes së shërbimit për mospagesë, e gjitha që duhet të bëni për të rikthyer shërbimet është të kryeni pagesën. Rikycja e shërbimeve bëhët në formë automatike nga sistemi, mirëpo nëse dëshironi që shërbimi të aktivizohet brenda një kohe shumë të shkurtër, duhet të paraqitni dëshminë për pagesën e vlerës së dërguar përmes SMS në numrin tuaj të telefonit. Dëshmija mund të dërgohet personalisht në sportelet e Vala, ose përmes emailit të dedikuar për biznese, business@kosovotelecom.com. Stafi i Vala do ta aktivizojë numrin brenda disa minutave.

Si mund të di shenzimet e llogarisë sime Postpaid?

Pas hapjes së faqes https://www.kosovotelecom.com/selfcare.php , shëno numrin tuaj të telefonit si Username dhe si fjalëkalim (kjo vlen vetëm për herën e parë), pastaj shtyp GET PIN për të pranuar pinin (sms) nga Vala. Pas hapjes së dritares së re, shëno prapë fjalëkalimin me të cilin u lidhët, pastaj shtyp fjalëkalimin e ri që ti zgjedh. Kini parasysh se për çdo kyçje në portal do t’ju kërkohet PINI që do ta pranoni nëpërmjet SMS-it.
Për shpenzimet e linjës fikse, duhet të vini në Qendrën e Kujdesit për Konsumatorë për të dhënë e-mailin ose numrin e telefonit mobil ku doni t’ju vijë PINI për të dhënat në fjalë.

Unë kam një biznes dhë dëshiroj që të gjithë punonjësit e mi të mund të komunikojnë mes vete pa pagesë. Si mund ta realizoj një gjë të tillë?

Nëse ju keni një biznes dhe dëshironi që të gjithë punonjësit tuaj të jenë në gjendjë të komunikojnë pa pagesë mes vete, ju duhet të drejtoheni në njërën nga pikat tona të shitjes, të kërkoni modifikimin e kontratës dhe të aplikoni për një nga klubet e biznesit, që janë produkt i cili ju mundëson një komunikim të tillë brenda grupit. Futja e anëtarëve të rinj bëhet me një pagesë simbolike ndërsa si parakusht për mundësimi e këtij shërbimi është që, varësisht prej pakos, të jenë disa antarë të cilët kanë shërbimin me kontratë mujore.