VALA TV (OTT) është platforma televizive më e re dhe më e mirë për konsumatorët, pasi që përmban cilësi shumë të lartë audio dhe video të transmetimit (streaming) dhe ofrohet përmes lidhjes së internetit me shpejtësi të lartë. Kjo platformë televizive iu mundëson konsumatorëve tanë të shohin kanalet televizive kudo që ata ndodhen, gjatë gjithë kohës, në tableta, telefona të mençur, etj, ka deklaruar më tej z. Istrefi.

VALA TV, përveç televizionit tradicional, gjithashtu ofron edhe shërbime të tjera si video on demand (video me kërkesë), një arkivë apo bibliotekë, e cila është kategorizuar sipas llojit të përmbajtjes dhe plotëson më së miri kërkesat e konsumatorëve të grupmoshave të ndryshme, me kategori të shumëllojshme filmash, serialesh, dokumentarësh, muzikë, një seksion të veçantë për miqtë tanë më të vegjël, si edhe personalizim e kontrolle të tjera të përmbajtjes.

Telekomi i Kosovës synon që të bëhet ofruesi më i preferuar i platformave televizive përmes rrjeteve digjitale, duke sjellë inovacionin e televizionit të gjeneratës së re, për t’i përmbushur pritjet e përdoruesve të kësaj platforme.

Aplikacionin mund ta shkarkoni në linçet e mëposhtme:

Aplikacioni për iOS
www.kosovotelecom.com/valatv-ios

Aplikacioni për Android
www.kosovotelecom.com/valatv-android