Çmimi i SIM Kartelës
3 Euro

Rigjenerimi i kartelës
2 Euro

Cikli jetesor i llogarisë me mbushje (SIM kartelës)

Valid
Në statusin Valid numri prepaid është në momentin e shitjes, numri është posedim te konsumatorit mirëpo ende nuk është realizuar asnje thirrje, dmth nuk eshte e aktivizuar. SIM kartela me këtë status ka afat 100 dite nga dita e blerjes, pas ketij afati kartela eshte e pavlefshme.

Aktiv (Active)
Nga momenti i aktivizimit te kartelës së posablerë një numër prepaid ka afat 180 dite. Pas ketij afati, nëse klienti nuk e rimbushë llogarinë numri apo SIM kartela do të kalohet ne statusin Inactive.

Inaktiv (Inactive)
Statusi bëhet inaktiv në rastin kur konsumatori nuk e ka rimbushur llogarinë për një periudhë të caktuar përcaktuar sipas validitet të mbushjeve. Ky status zgjatë 45 ditë dhe gjatë kësaj periudhe konsumatori nuk mund të realizojë aktivitet dalës (thirrje, SMS apo internet), por mund të pranojë thirrje dhe SMS. Me rimbushjen e radhës të vlerave prej 1 euro deri në 50 euro statusi rikthehet në aktiv dhe validiteti do zgjatet varësisht nga mbushja dhe konsumatori mund të shërbehet me të gjitha shërbimet e VALAs.

Deaktiv (Deactive)
Pas përfundimit të periudhës së statusit Inaktiv, llogaria kalon në deaktiv dhe përgatitet për fshirje, mirëpo prapë mund të riaktivizimi duke bërë pagesën prej 1.50€ me të drejtë të ruajtjes se kredisë, mirepo me kete kartela kthehen ne statusin Inaktiv qe do te thote se duhet te rimbushet me cfaredo vlere per tu aktivizuar, afati per riaktivizim eshte 14 ditë, ndersa per tu rimbushur 7 ditë.

Informata me rëndësi për përdoruesit

Për të gjithë numrat me parapagim (mbushje) ekzistojnë dy PIN-a (PIN – Personal Identification Number – Numri Personal i identifikimit – kode të sigurisë) – PIN-i i SIM Kartelës dhe PIN-i i llogarisë.


PIN-i i SIM Kartelës:
Çdo SIM Kartelë e re e VALA-s e ka PIN-in 0000 (katër zero) dhe duhet t’i jepet herën e parë kur SIM-i futet në telefonin tuaj dhe sa herë që restartohet telefoni.

PIN-i i llogarisë: Çdo llogari me parapagim (mbushje) ka edhe PIN-in e saj që zakonisht është 00000 (5 zero) dhe i cili mund të ndërrohet sipas dëshirës së konsumatorit sipas instruksioneve në linkun këtu. Ky PIN përdoret për ta mbrojtur llogarinë kryesore e gjithashtu edhe për të bërë transferin e kredisë më të sigurt.

PUK: PUK është Kodi Personal i Zhbllokimit (Personal Unlock Code) dhe përdoret si masë mbrojtëse ndaj përdorimit të pautorizuar të SIM Kartelës suaj. Nëse PIN Kodi i kartelës jepet tre herë gabim, telefoni juaj kërkon PUK Kodin për ta mundësuar akzivizimin e SIM Kartelës. Ky kod është i fshehur në Kartelën që është pjesë edhe SIM-Kartela dhe merret me rastin e blerjes së SIM Kartelës.

 

Në rast se telefoni ju a kërkon PUK Kodin, atëherë atë mund ta gjeni në Kartelen e madhe që e keni marrë gjatë blerjes së SIM Kartelës.

Nëse nuk e keni kartelën e madhe, atëherë duhet që kodin PUK ta kërkoni duke thirrë në Qendrën e Thirrjeve (Kujdesi për konsumatorë) – në numrin pa pagesë 080010000